Për herë të parë në historinë e Kampionatit Europian të UEFA-s, të katërta skuadrat në një grup specifik (Grupi E) kanë pikë të barabarta duke shkuar në ndeshjen e fundit. Një statistikë e tillë nuk ishte regjistruar kurrë më parë në fazën e grupeve të Europianit.
Për shkak të golavarazhit, renditja kryesohet nga Rumania, në vend të dytë ndodhet Belgjika, ndërsa Sllovakia dhe Ukraina vijojnë më pas.
Gjithçka mbetet e hapur në duelet e treta, ku do të vendosen edhe fatet e kualifikimit për kombëtaret respektive.