Rubin Hebaj po shijon pushimet e verës në Malin e Zi dhe fati e ka takuar sot me portierin e Atletico Madrid, Jan Oblak. Foto është postuar nga vetë sulmuesi i Teutës në rrjetin social Instagram.
Hebaj ndodhet në vendin fqinj bashkë me Bekim Balaj dhe Edon Hasanin. Sulmuesi shkodran ka gjetur mundësinë për të lëvizur jashtë Shqipërisë, kjo pasi dhe Teuta nuk është e angazhuar për turet europiane. Durrsakët patën sezon zhgënjyes duke mos siguruar Europën, fill pasi u shpallën kampion.
Kujtojmë se 23 vjeçari u afrua te Teuta në merkaton e dimrit. Hebaj arriti të shënojë 10 gola dhe të japë 5 asistë gjatë 20 paraqitjeve të tij në kampionat. Ndërsa në Kupën e Shqipërisë tundi rrjetën 3 herë në 4 ndeshje.