Shqetësuese është ajo që po kalon Jurgen Çelhaka në Poloni.

Mesfushori i cili është pjesë e Legias së Varshavës nuk ka luajtur asnjë minutë me ekipin e parë këtë sezon dhe vetëm dy herë ka qëndruar në stol.

21- vjeçari i cili sezonin e kaluar bënte pjesë në mesfushën e Legias, ku në disa ndeshje luajti edhe si titullar, nuk llogaritet nga trajneri gjerman i ekipit polak dhe është dërguar të luajë me ekipin e dytë të Legias.

Aty Çelhaka deri tani ka zhvilluar 9 ndeshje, por problemi është kategoria që merr pjesë Legia II.

Ekipi i dytë i “ushtarakëve” garon në kategorinë e katërt në Poloni. Ish-lojtari i Tiranës u transferua verën e kaluar në radhët e Legias.