Gazetari i mirënjohur sportiv, Dëfrim Metasani kaloi një moment të vështirë shëndetësor, teksa iu nënshtrua një operacioni të polipeve në rrugët respiratore, i cili për fat të mirë përfundoi me sukses.

Operacioni ka qenë i komplikuar, teksa ka zgjatur 4 orë. Si një luftëtar i vërtetë, Dëfrimi e ka fituar edhe këtë betejë, ndërkohë që tashmë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Kujtojmë që prej vitesh, Dëfrim Methasani punon në RTSH, ndërsa është vlerësuar edhe me titullin Qytetar Nderi në qytetin e Dibrës. Ai ka një kontribut të çmuar në promovimin e sportit shqiptar, prej shumë vitesh.

Po ashtu, ndonese eshte dibran, Defrimi ka qene dhe mbetet nje mik i Shkodres, qytet qe e ka vleresuar gjithmone dhe maredheniet me te dhe njerezit e saj i ka patur te veçanta.

Kuptohet qe edhe ne miqte e tij jemi perkrah tij ne kete moment jo te lehte dhe padyshim qe urojme te rikthehet sa me shpejt ne jeten e tij normale, por edhe ne ekranin e televizionit, per te na dhuruar serish gjera te bukura.