Klubi i Kukesit po kalon serish momente te veshtira. Sikur te mos mjaftonte renia nga Superliga, tashme ka ardhur momenti edhe per ta nxjerre ne shitje ate. Nje gje e tille behet e ditur nga faqja “futbolli ne Shqiperi”.
Sipas kesaj faqe ekipi i Kukësit është drejt falimentimit dhe se nëse nuk do të ketë të reja,prezenca në Kategorinë e Parë për këtë sezon do të jetë thuajse e pamundur, ndonëse stërvitjet pritet të rifillojnë me 1 gusht edhe pse me trajnerin e pakonfirmuar, disa lojtarë janë akoma në kontratë.
Në rast se arritjet marrëveshja,fituesi i ankandit pritet të ketë shumicën e të plota mbi këtë klub ku në shifrën e blerjes si asete janë e drejta e emrit tregtar, lojtarët përkatës, përdorimi i ambienteve dhe stadiumit.
Kukesi nen drejtimin e presidentit dhe pronarit te tij Safet Gjici kaloi momente shume te mira ne keto 12 vitet e fundit, shoqeruar edhe me fitimin e titullit kampion, por problemet qe iu krijuan dhe denimi i marre ka bere qe te mendoje shitjen e aksioneve si shpetimin e vetem te ketij klubi.