Per golashenuesin me te mire ne historine e kampionatit shqiptar- Vioresin Sinani, dita e sotme ka qene shume e veshtire. Ne oret e paradrekes, ai ka marre lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te babait te tij. Ai kishte disa kohe i semure dhe nuk ka mundur dot ta fitoje betejen duke u dhene lamtumiren te gjitheve ne moshen 78 vjeçare.
Per sportdashesit shkodrane Rexhepi ka qene i njohur per te gjithe. I pranishem ne çdo ndeshje ne shkallet e stadiumit per te mbeshtetur Vllaznine, te gjithe e kane njohur si nje tifoz shume objektiv. Ai ka qene nje mbeshtetje e madhe edhe per Viorin, ashtu siç ka qene gjithashtu edhe kritiku kryesor per te duke e ndihmuar te rritet nga ana profesionale.
Por prej pak vitesh gjendja e tij shendetesore ka ardhur duke u perkeqesuar dhe dita e sotme ka qene e fundit per te. Nje humbje e madhe per te gjithe familjen, shoket dhe miqte e tij.
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta bashkeshortes se Rexhepit, Vioresinit dhe te vellait- Irinit, per humbjen e njeriut te tyre te dashur. I perjetshem qofte kujtimi i tij!