Një situatë vërtet dramatike kanë përjetuar lojtarët e Arabisë Saudite ditën e sotme teksa po udhëtonin drejt qytetit të Rostovit për ndeshjen e rradhës kundër Uruguajt e vlefshme për grupin A.

Futbollistët kanë filmuar krahun e avionit të mbërthyer nga flakët teksa ndodheshin në fluturim në bordin e kompanisë “Russian Airlines”.

Federata Saudite ka dalë menjëherë me një deklaratë për mediat ku ka siguruar se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe se avioni
arriti të ulej pa probleme në aeroportin e Rostovit pas një problemi të vogël teknik të motorrit.

“Federata e Futbollit Saudite dëshiron të sigurojë të gjithë se lojtarët dhe anëtarët e Kombëtares janë mirë dhe të sigurt pas një dëmtimi të vogël dhe teknik të motorit të avionit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të federatës saudite për media.

“Avioni është ulur para pak minutave në Rostov në Don Airport, kurse edhe personeli i avionit janë të sigurt”.

Avioni ishte i linjës Russian Airlines Airbus A319-100 dhe askush nuk është lënduar në të. Lojtarët kanë filmuar vetveten dhe janë të qetë. Arabia ndeshet më Uruguain, pasi humbën me rezultat të thellë 5-0 kundër Rusisë të enjten.

Pritet që në vijim të publikohen detaje të reja në lidhje me incidentin.

Ne kete menyre duket se kombetarja arabe ka shpetuar per mrekulli nga nje incident i tille shume i rende.