E ardhmja e Dusan Vlahovic është e lidhur ngushtë me Juventusin, pasi klubi bardhezi i ka besuar repartin ofensiv serbit për të tashmen dhe për të ardhmen.

Gjithsesi, sipas “Tuttosport”, asgjë nuk është e sigurt në futboll dhe situata mund të ndryshojë nëse nga jashtë Italisë vjen një ofertë e parefuzueshme.

Drejtuesit e Juventusit mund të ndryshojnë mendim për sulmuesin, që aktualisht konsiderohet i pashitshëm, nëse në klub vjen një ofertë e mirë.

Serbi pëlqehet nga shumë klube të mëdha europiane, madje gjigandët anglez të Chelsea, United dhe Arsenal kanë kërkuar informacion tek agjenti i tij, të njëjtën gjë kanë bërë edhe PSG dhe Bayerni i Mynihut.