Sulmuesi spanjoll i Atletico Madridit, Alvaro Morata pritet të konfirmohet shumë shpejt edhe zyrtarisht si lojtar i ri i Milanit.

Rossonerët kanë gjetur tashmë zëvendësuesin e Olivier Giroud, i cili u largua pas përfundimit të kontratës këtë verë.

Bëhet fjalë për fituesin e Kampionatit Evropian, kapitenin e Spanjës, Morata, i cili veçse mund të quhet një lojtar kuqezi.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Morata ka kompletuar testet mjekësore dhe do të nënshkruar kontratën si lojtar i ri i Milanit.

Marrëveshja me sulmuesin spanjoll ështa katërvjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon dhe pritet të zgjas deri në verën e vitit 2028. Transferimi i Moratas do t’i kushtojë Rossonerët 13 milionë euro, aq sa ishte klauzola e lojtarit te Atletico Madridi. /Telegrafi/