Juventusi e mbylli këtë vit në një mënyrë shumë të shëmtuar duke qenë se u mposht në shtëpi nga Fiorentina me rezultatin 0-3. Bardhezinjtë, tashmë janë në vendin e gjashtë të klasifikimit, 10 pikë pas Milanit kryesues.
Megjithatë, te torinezët nuk janë dorëzuar dhe është Alvaro Morata ai që thekson se ekipi i tij do të kthehet më i fortë. “Festa të mbara për të gjithë. Ju uroj shumë shëndet.
Mos të harrojmë se jemi Juventus. Sapo kemi një periudhë të komplikuar të gjithë dalin dhe na kritikojnë, por kjo fanellë nuk është e zakonshme.
Do të kthehemi me më shumë inat, grintë dhe vendosmëri”, u shpreh sulmuesi i cili u rikthye te “Zonja” e tij në verë, teksa ka rezultuar një nga transferimet më të goditura duke qenë se ka shënuar me vazhdimësi. /VipSport/