Alvaro Morata nuk ka pasur shumë fat në këtë Europian, duke qenë se sulmuesi i Spanjës pavarësisht se ka shënuar një gol, sërish ka humbur disa mundësi shënimi. Rastet e humbura duket se kanë bërë që lojtari të marrë kërcënime e fyrje për familjen e tij, ndërsa tregon se pas ndeshjes me Poloninë, kaloi 9 orë pa gjumë.

“Jam mirë, edhe pse pas Polonisë kalova 9 orë pa gjumë. Kam marrë fyerje dhe kërcënime për familjen time. I pranoj kritikat për punën time, e kuptoj të më kritikojnë sepse nuk shënoj.

Por kërkoj nga njerëzit të mendojnë se çfarë do të thotë të marrësh kërcënime dhe fyerje për familjen dhe fëmijët?

Unë jap gjithçka në fushë për Spanjën, kam folur edhe me Kasijas, Reinën apo Raul dhe më thonë të mos i bëj çështje kritikat”, u shpreh Morata. /VipSport/