Pas 30 vitesh nga blerja e Interit, Massimo Moratti rrëfehet për “Sportweek” arsyen e marrjes përsipër të klubit zikaltër: “Ishte një çështje e thjeshtë dashurie dhe tifozërie. Ndeshja e parë shkoi mirë, fituam 1-0 në Brescia, edhe sepse kishte kaluar ca kohë pa fitore. U zemërova pas eliminimit nga Champions League në vitin 2009, – thotë ai në një pjesë tjetër të rrëfimit. – Pashë fytyra të dorëzuara që thoshin: në Europë kështu ndodh…
Futbollisti më i fortë që kam pasur ka qenë Ronaldo, – vazhdon Moratti. – Sa për Paul Ince, u dashurova aq shumë pas tij saqë shkova vetë në Angli për ta marrë. Një tjetër lojtar që e kam dashur shumë ka qenë Javier Zanetti, jo vetëm për besnikërinë e tij të gjatë ndaj klubit. Ai mbërriti bashkë me Rambertin, i cili konsiderohej si lojtari më i vlefshëm. Në fakt, zgjedhja e duhur ishte Zanetti…”
Ish-presidenti historik zikaltër largon çdo dyshim mbi shkaqet e largimit të “Fenomenit”: “Me ne, Ronaldo ka zhvilluar sezonin e tij më të mirë absolut. Ia thashë vetë: E di që unë ndryshoj trajner çdo 3-4 muaj, po bën shumë zhurmë, por ndoshta edhe Cuper do të largohet shpejt… Megjithatë, ai tashmë kishte vendosur të shkonte te Real Madridi, edhe sepse mendoj se i kishin ofruar një rrogë shumë të lartë. Më vjen keq që gjithçka nisi nga çështja e trajnerit, që ishte krejtësisht e pavlerë. Ai nuk u largua nga Interi për shkak të trajnerit Hector Cuper”.
Sipas Morattit, ka qenë një lojtar që e ka zemëruar më shumë se të gjithë, Domenico Morfe
‘San Siro’? Ndonjëherë shkoj atje, – përfundoi Moratti. – Përndryshe, e ndjek Interin nga kolltuku. Inzaghi ka arritur të kombinojë lojën e bukur me rezultatet, diçka shumë e vështirë për t’u bërë”.
Massimo Moratti ka qenë president i Interit në dy periudha të ndryshme: nga viti 1995 deri më 2004 dhe nga 2006 deri më 2013. Ai është presidenti më i suksesshëm në historinë e klubit, duke tejkaluar edhe babanë e tij, Angelo Moratti, presidentin e “Interit të Madh” të viteve ’60.
Gjatë drejtimit të tij, Interi ka fituar trofetë e mëposhtëm:
5 tituj të Serie A (Scudetto)
4 Kupa të Italisë
4 Superkupa të Italisë
1 Kupë UEFA
1 Champions League
1 Kupë Bote për Klube