Laçi mposhti Elbasanin me rezultatin 1-2. Kurbinasit i kishin jetike këto 3 pikë. Në fund të ndeshjes foli trajneri i Laçit, Françesko Moriero.

“Jam shumë i nderuar me djemtë e mi. Gjatë javës i kam kërkuar sakrificë të madhe, intensitet, kemi bërë ndeshje perfekte me skuadër të fortë. Dhe taktikisht dhe kur kishim topin. Ishim të zotë që shënuam, kundër Elbasanit që është e fortë kemi rezistuar, i bëj komplimente. Laçi duhet të fitonte sot, çunat bënë çdo gjë për këtë fitore. Për mua e rëndësishme që pas Bylisit kemi gjetur fitoren dhe paraqitjen.

Kemi fituar ndeshje të interpretuar mirë. Kemi bërë ndeshje me intensitet shumë të lartë, sot mbi të gjitha ishte i rëndësishëm rezultati. Rezultati është fundamental për klasifikimin, i thashë djemve të mos kenë frikë për humbjen. Kjo është rruga jonë dhe duhet të vazhdojmë përpara kështu, me shpirtin që ka ekipi i Laçit për të dhënë shpirtin në fushë sepse Laçi nuk do të dorëzohet kurrë.

Për mua rastet për gol janë episode në ndeshje, mund të ndodhë të gabosh dhe shënosh. Mua më intereson më shumë paraqitje, pa harruar asnjëherë që kjo është skuadra më e re në kampionat, ka shumë talente, po përpiqen të kuptojnë kulturën time. Fitorja i përket çunave, as stafit, as trajnerëve, askujt”, u shpreh Moriero për RTSH.