Ekipi i të rinjve të Interit ka fituar me rezultatin 5-0 ndaj APIA Leichhardt, në ndeshjen e vlefshme për turneun e famshëm të skuadrave të moshave në Itali, Viareggio Cup.

Një takim i dominuar totalisht nga skuadra e Stefano Vecchi, që në fund ka marrë edhe një fitore tenistike.

Në këtë takim e ka nisur titullar edhe mesfushori shqiptar, Armand Rada. Ky i fundit ka vulosur rezultatin e kësaj ndeshje, duke realizuar golin e fundit të takimit me një goditje nga distanca.

Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se mesfushori i të rinjve të Interit është ftuar përpara disa ditësh edhe nga Shpresat./vipsport.al/