Atleti shkodran Izmir Smajlaj e ka nisur ne menyre te shkelqyer vitin 2021. Pas gati 6 muajsh larg pistes per shkak te demtimit dhe nderhyrjes kirurgjikale te kryer, ai sot ka arirtur nje rezultat te mire ne Mitingun Nderkombetar te zhviluar ne Vjene te Autrise.
Smajlaj ka kercyer 7.90 metra, nje rezultat ky i pelqyeshem dhe qe tregon se forma e tij sportive eshte shume e mire, gje qe premton shume edhe per te ardhmen.
“Shkodra Sport” ka komunikuar pak minuta me pare me Izmirin qe ekskluzivisht per gazeten tone eshte shprehur: “Ka qene i rezultat i kenaqshem per mua dhe trajnerin tim Gjergj Ruli.
Vija pas nje periudhe 6 mujore pa gara si rrjedhoje e demtimit dhe operacionit qe kam kryer dhe arrita te kercej 7.90 metra dhe te marr medaljen e arte ne kete turne nderkombetar qe u zhvillua ne Vjene”.
Nderkohe i pyetur ne lidhje me garat e ardhshme atleti shkodran eshte pergjigjur: “Objektivi tani do te fokusohet tek garat e ardhshme. Me 20 shkurt do te zhvillohet ne Stamboll te Turqise kampionati ballkanik i sallave te mbyllura ku padyshim qe do te synoje vendin e pare.
Me pas, me 7 mars do te zhvillohet ne Poloni Kampionati Europian i sallave te mbyllura ku une padyshim qe do te synoj te marr medalje. Do te punojme fort per te rritur parametrat fizike dhe besoj se do ia dalim”./SHKODRA-SPORT.COM/