Laçi mposhti Skënderbeun me rezultatin 0-2. Pas ndeshjes foli trajneri i kurbinasve, Françesko Moriero.

Trajneri Moriero deklaroi:

“Komplimentet i shkojnë çunave. Pas gjithë këtyre rezultateve ka punë sacrifice nga prapa, kur vijnë këto rezultate jam i kënaqur me çunat. Kemi dominuar ndeshjen, taktikisht perfekt. Është normale që duhet të përmirësohemi në disa gjëra, shumë herë i japim mundësinë kundërshtarit të na afrohet. Sot kemi ardhur për të fituar këtu dhe ky është mentaliteti ynë.

Kampionati është akoma shumë i gjatë. Mendojmë ndeshje pas ndeshje. Nuk e shoh kurrë klasifikimin pasi e kotë ta shohësh. Nuk e kam bërë as kur kam ardhur që kishim 3 pikë, as tani që po marrim frymë.

Klasifikimi i ngjeshur, e njoh futbollin. Nuk duhet kurrë të adaptohemi me situatën, të kërkojmë maksimumin sepse kështu si luan Laçi është fryt i gjatë javës. Prandaj e thashë se pas këtyre rezultateve ka punë shumë të madhe. Sot jam me të vërtetë i lumtur për djemtë”, u shpreh Moriero për “RTSH”.