Laçi u barazua nga Vllaznia, pasi po fitonte me rezultatin 2-0 në shtëpi. Pas ndeshjes foli trajneri i kurbinasve, Françesko Moriero.
Tekniku italian nuk e fshehu zhgënjimin. Moriero deklaroi pas ndeshjes:
“Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Pjesën e dytë ata gjetën golin, Vllaznia na bëri presion, nuk kam shumë për të thënë.
I them djemve. Ne sa heqim pak dorë, te përqëndrimi, dëshira për të fituar, kur nuk kemi urinë e duhur, për të çuar në shtëpi rezultat të rëndësishëm, vështirësia shtohet. Vllaznia në pjesën e dytë futi lojtarë të for.
Lojtarët e mi që u futën nuk bënë ndryshim. Futbolli është intensitet, dëshirë për të fituar, të mos kesh frikë të humbasësh, nuk mund të kritikoj lojtarët e mi. Ndryshimin duhet ta bënin ata që u futën, por ndodhi e kundërta.
Kjo më jep pak bezdi. Në futboll nëse nuk vrapon, nuk fiton. Ishim skuadër që dy-tre muaj përpara kishim vetëm 3 pikë, kemi punuar te intensiteti dhe pjesa taktike. Futbolli nuk është vetëm taktikë. Te futbolli duhet të vraposh.
Sot ata që u futën, hera e parë që e them, nuk e kanë bërë. Duhet të kënaqemi me barazimin. Në pjesën e dytë mbrojtëm mesfushën. Mbajtëm presionin, në pjesën e dytë ata merituan diçka më shumë, dhe pse luajnë me topa të gjatë. Duhet të mendojmë te ndeshja tjetër.
Futbolli nuk është bërë nga lek, emra, por nga dëshirë kush do vrapojë dhe fitojë. Italianët kanë fituar kampionatin me lojtarë pa emra, por me zemër. Ky do jetë mentaliteti i Laçit. Jam i mërzitur se këto 3 pikë vlen dyfish me skuadër të fortë. Nuk është humbje, por sipas meje mund ta fitonim qetësisht këtë ndeshje të dominuar, por ndryshimin gjithmonë e bëjnë ato që janë në fushë.
U ul intensiteti i skuadrës, kaluam te 3-5-2, kishim superioritetin numerik. Ndryshimin e ka bërë vetëm dëshira. Ata luanin me topa të gjatë dhe kur luan ashtu është mes mbrojtësit dhe sulmuesit, është një moment. Ra freskia.
Ndryshimi, po e rithem, ata futën lojtarë nga pankina që bënë ndryshimin, tonët nuk bënë ndryshimin. Nuk dua të them emra, mund të ndodhë në futboll, kjo është pjesë e rritjes. Nuk është se do ulim intensitetin, nuk mund ta pranojmë.
Po flasim për futboll, nuk do fajësojmë lojtarët. Myrta që luajti titullar, bëri gol, pati rast për gol. Është një djal që ka perspektivë të lartë, por bëri mirë. E them prap, nëse ulim pak intensitetin, nuk kemi dëshirën dhe urinë për të fituar, bëhet e vështirë. Nuk po akuzoj njeri, është mentaliteti im. Sot ndodhi kjo, ulëm intensitetin. Tani do rikuperojmë energjitë dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër.
Kemi bërë shumë pikë, kemi rikuperuam shumë pikë dhe humbje të pamerituar. Muhabeti është se ndeshjet pakësohen dhe nuk mund të lësh pikë sepse bëjnë ndryshimin. Skuadra është përmirësuar taktikisht dhe ndeshjet e afërta nuk të favorizojnë shumë.
Do mendojmë të shpëtojmë. Janë lojtarë që po rriten shumë, sidomos të rinjtë, Tresa por jo vetëm. Janë çuna që po rriten shumë dhe duhet të vazhdojnë, por rritja bëhet dhe me eksperiencë. Vijmë nga mungesa e rezultatit me Partizanin. Humbja apo barazimi sot duhet të ndihmojnë të mos bësh më barazime. Po punojmë me të rinjtë, po tregojnë se janë të mirë. Nuk duhet të heqin dorë, të kenë mentalitetin e duhur. Është kampionat shumë i luftuar, sidomos në ndeshjet e fundit dhe do marrim atë që meritojmë”, u shpreh Moriero për RTSH.