Na ndajnë vetëm pak orë nga zhvillimi i ndeshjeve eliminatore për Kampionatin botëror të femrave në futboll. Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar Kombëtarja e Futbollit të Femrave do të marrë pjesë në një cikël eliminator. Shorti ka rastisur që ndeshjet për kualifikim të zhvillohen në shtetin e Maltës. E formuar në vitin 2011, Kombëtarja e femrave çdo ditë e më shumë po merr formë, ajo drejtohet nga një ish futbollist i Kombëtares, sulmuesi Altin Rrakli ka krijuar një grup solid që prej kur e ka marrë drejtimin e kwsaj skuadre.
Larg syrit të mediave shqiptare, që në heshtje i kanë quajtur si “inferiore” grupi i vajzave të grumbulluara për një javë është stërvitur në Durrës, nga ku më pas sot ka udhëtuar drejt Maltës. Ato e nisin këtë sfidë kundër kundërshtarëve të grupit dhe kundër mediave mosbesuese që se shkruajnë asnjë fjali për grumbullimin e tyre. Sot, si debutuese në eliminatore ato kanë nevojë për përkrahje, pavarësisht rezultatit që na japin. Harta e futbollisteve të Kombëtares është më e gjerë sesa tek Kombëtarja A (e meshkujve) pasi këtu janë afruar edhe futbollistet nga trevat shqiptare në Mal të Zi. Edhe legjionaret zënë një vend të rëndësishëm, ka prej atyre që udhëtojnë nga Amerika dhe Australia, pavarësisht se shumica janë nga kampionatet e Kosovës e Shqipërisë. E krijuar më 5 maj të vitit 2011, kjo Kombëtare ka pasur disa ndeshje kontrolluese , kryesisht me dy fiqnjët Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe në të gjitha këto ndeshje ka dalë triumfuese! Deri tani Kombëtarja e Femrava i ka zhvilluar pesë ndeshje miqësore dhe ka arritur rezultate impresionuese duke i fituar të gjitha ndeshjet bindshëm. Me një golaverazh që do ta kishte lakmi edhe Kombëtarja A.Statistikat tregojnë se ato kanë një mesatare prej 3 golash për ndeshje, deri tani ato kanë shënuar 15 gola në, ndërsa që kanë pranuar vetëm 6.
Rezultatet:
(Pogradec) Shqipëri – Maqedoni 2-0
(Pogradec) Shqipëri – Maqedoni 1:0
( Ohër) Maqedoni – Shqipëri 1:4
(Bar) Mali i Zi – Shqipëri 2-4
(Shkodër) Shqipëri – Mali i Zi 4-3.
Na ndodh shpesh që në fitoret e Kombëtares t’i ndajmë vetvetes, secili prej nesh ngë një pjesë të “trofeut të fitores” , ndërsa në rast të rezultateve negative, shajmë, shfryhemi, bëjmë analisitin dhe për të kaluar në ekstrem faturën e humbjes u’a dedikojmë lojtarëve.