Në prag të kësaj sfide trajneri i kuqebluve Mirel Josa thekson se në futboll nuk ka kompromis dhe se ekipi i tij duhet të luaj për fitore në çdo sfidë pavarësisht barazimit që skuadra mori ndaj Erzenit javën e fundit.
I pyetur për çështjen e një prej futbollistëve më të paguar të Vllaznisë, Kristjan Vulaj trajneri Josa ka reaguar ashpër duke theksuar se nuk do të ndryshohet mënyra e lojës sepse një futbollist nuk përshtatet pa treguar se kush mban përgjegjësi për ardhjen e tij në Shkodër dhe faktin që qëndron në stol.
“Vulaj ka luajtur në ndeshjen e fundit me Flamurtarin dhe ka qenë në formacion, mua nuk më intereson nëse është Kupë apo nëse është kampionat. Skuadrën e kemi parë që ka qenë e plotë edhe në ndeshjen me Flamurtarin, këto janë mendimet e mia sa i përket Vulajt dhe skuadrës se unë nuk mendoj për individin por për skuadrën.
Nuk ndërroj sistem loje dhe ta dini edhe këtë, po ua them edhe këtë që të mos e prekim më këtë temë. Nuk ndërroj një sistem loje sepse një lojtar luan në atë mënyrë. Nëse lojtari i përshtatet sistemit të lojës që ne kemi bërë zgjedhjen e lojtarëve në fillim, atëherë bujrum jo Vulaj, por kushdo qoftë do të jetë në lojë. Kjo është një temë që mua më shqetëson se është një lojtar që paguhet dhe është paguar që në fillim mirë nga presidenti.
Por të gjithë lojtarët fillimisht janë për të marrë rrogat e tyre dhe ato çfarë ka për pluse sa i përket anës ekonomike, por përtej anës ekonomike është edhe çfarë japin për skuadrën. Dhe mua më intereson skuadra ndaj këtë mos ma përsëritni më.
Nuk kam bërë planet e janarit. Vulaj është një futbollist që ka kontratë. Për këtë mund të pyesni presidentin. Nuk diskutojmë për këtë probleme, e thashë që mos ma përsëritni më. Po flasim për skuadrën dhe jo për individ dhe mua më intereson skuadra.