Opinion nga Aleksandër Kaçi

Loja e futbollit për herë të parë në Shqipëri u luajt në Shkodër. Po në Shkodër u krijua i pari ekip futbolli në Shqipëri, Vllaznia. Dhe nuk u mjaftua me kaq. Vazhdimisht në Shkodër lindën e u bënë futbollistë shumë të shquar. Biles, më të mirët e futbollit shqiptar. Këta talente të Shkodrës bënë që emri i ekipit të futbollit Vllaznia të zërë vend në elitën e ekipeve shqiptare. Megjithëse futbolli për 50 vjet rradhazi në Shqipëri vuajti konkurencën e ndershme e përkrahjen e barabartë, prapë se prapë djemtë e talentuar të Shkodrës fituan tituj kampion e Kupa Republike me ekipin e futbollit shkodran, Vllaznia. Gjithashtu talentet e futbollit shkodran dhanë në mënyrë të pandërprerë një kontribut të madh, si pak të tjerë në Shqipëri për ngjyrat e Kombëtares shqiptare. E këtu mjafton të përmendë lojtarë si të ndjerët Loro Boriçi e Medin Zhega apo Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Rudi Vata ishin Kapiten e ma të mirët lojtarë në formacionet përkatëse. Dhjetra shkodran të tjerë kontribuan si pjestarë të kombëtares shqiptare duke treguar shumë vlera. Edhe në fushën e trajnimit duke filluar me të ndjerin Boriçi, shkodranët kanë ba emër e traditë. Historia eshte e lavdishme dhe e shumte. Natyrisht e permenda ne menyre krejt te pergjithshme te kaluaren sa per te marr shkak per t’u munduar të gjykoj ate qe po ndodh sot ne futbollin shkodran. Dhe sipas meje, me keqardhje konstatoj, mungese pararoje. Eshte per t’u pergezuar skema organizative masive e Akademise Vllaznia. Por produkti final, lojtaret talente e me nivel te larte per Vllaznine po rrallohen. Kjo te ben te mendosh. Eshte e kollajshme sot qe me leket e klubit te blihen lojtare sa per ta mbajte Vllaznine ne tonus. Po a eshte kjo ajo qe pelqehet nga spordashesit shkodran? Une mendoj se jo. Perveçse eshte antiekonomik, ky koncept nuk i pershtatet tradites e mentalitetit shkodran. Interesimi i qytetareve e prinderve ne Shkoder eshte masiv e i madh per femijet e tyre ne përgatitjen per lojtarë futbolli. Ateherë çfarë mungon qe te kemi lojtare te mire e shumë te mire per Vllaznine, futbollin shqiptar e me tej, nga te rinjtë shkodranë? Mendoj se per kete duhen marrë gjërat shumë seriozisht. Bile ma seriozisht se per rezultatet e Vllaznise sot, te plotesuar me lojtare sezonal. Kete Vllaznia se ka pasë tradite. Këtë specialistët e futbollit në Shkodër nuk duhet ta lejojnë. Ndaj u bie barra këtyre specialistëve të Akademisë dhe atyre të gjithë Shkodrës, që të punojnë shumë që tradita e prodhimit të talenteve të futbollit në Shkodër të ruhet e të çohet ma lart. Dhe këta talente të kenë detyrimin e kontributit për ekipin e qytetit të tyre- Vllazninë, që ta ruajnë e ta çojnë më lart traditën që bashkëqytetarët e tyre krijuan. Këtë trashëgimi për të cilën krenohet çdo shkodran.