Kjo fundjavë ka qenë pa futboll të luajtur në Shqipëri. Përveç ekipeve të të rriturve, edhe ato të moshave e kanë pushim. Arsyeja është grumbullimi I ekipeve kombëtare.
Kjo ka bërë që ekipet e Akademisë Vllaznia të mos jenë në fushën e lojës por sigurisht që do të vazhdojnë me procesin stërvitor nën drejtimin e trajnerëve Luan Zmijani dhe Brikeno Bizi.
Nga ana tjetër, afrimi I përballjes së dytë për “Uefa Youth League” në mes Vllaznia U19 dhe kazakistanasve të Astanës, ka vënë në lëvizje drejtuesit e Akademisë Vllaznia.
Ata I kanë kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të ofrojë ndeshjet e rradhës për kampionat. Ato që do të luheshin të dielën tjetër në Shkodër ndaj Tiranës.
Kjo kërkesë e shkodranëve është aprovuar nga institucioni I futbollit shqiptar, I cili duke gjetur edhe miratimin e ekipeve bardheblu kanë vendosur që ndeshjet në mes tyre të luhen të mërkurën e ardhshme, pra më datë 17 tetor.
Një gjë e tillë do t’I japë mundësinë futbollistëve të rinj shkodranë që ta përgatisin pastaj siç duhet sfidën me kazakistanasit. Ata kanë ende shpresa për kualifikim ndonëse kanë humbur takimin e parë jashtë fushe në shifrat 1-3. Megjithatë edhe sfidat me ekipet e Tiranës do të jenë interesante dhe do të dhurojnë emocione të shumta.
www.shkodrasport.com