Vllaznia është në përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë kundër Linfield. Takimi i dyfishtë që luhet përballë irlandezo veriorëve dhe që ka vlerën e turit të parë të Conference League. Shkodranët kanë pasur shumë ndryshime në përbërje duke pasur parasysh sezonin e kaluar.

Lojtarë që kanë mbajtur peshën e sezoneve të shkuara janë larguar nga ekipi. Duke afruar disa elementë ndoshta jo edhe aq të mëdhenj në emër, por që patjetër mund të bëjnë mirë. Kjo ndoshta duke sjellë edhe një ndryshim mentaliteti tek skuadra. Këtë e tregon edhe faqja e specializuar e Transfermarkt. Ku mosha mesatare e kuqebluve është shumë re.

Në totalin e gjithë futbollistëve aktualë të shkodranëve, mosha mesatare e ekipit shkoj në 23.9 vjeç. Një moshë goxha e re dhe që premton për një ekip me një bazë shumë të fortë për të ardhmen. Pavarësisht se sipas kësaj faqeje vlera e skuadrës është më e ulët se ajo e sezonit të shkuar.

Ku për momentin e gjithë skuadra e Vllaznisë vlerësohet në shifrën e 3.55 milionë eurove. Megjithatë shpesh futbolli ka vërtetuar se shifrat nuk shfaqin vlerat reale të futbollistëve në fushë. Vlera të cilat tifozët shkodranë presin nga skuadra e tyre ti shfaqin që në ndeshjen e 13 korrikut kundër Linfield në Irlandën e Veriut.
Endri ÇINARI