Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga ndeshja e madhe kundër Interit, trajneri i Bolonjës, Tiago Mota do të sfidojë të shkuarën e tij. “Interi është skuadra më e fortë e kampionatit. Ka arritur të ketë pikë të plota në fazën e dytë të Serisë A, ka qenë në finalen e Champions-it dhe është e pamposhtur në Europë.

Ky është niveli i skuadrës me të cilën do të përballemi. Por të gjitha skuadrat kanë pika të dobëta, edhe më të mirat në botë, Interi po ashtu. Do të jetë një sfidë e bukur për t’u luajtur.

Duhet të kemi respekt për kundërshtarin, por të luajmë me ambicie. Me mbështetjen e tifozëve mund të vazhdojmë këtë rrugëtim fantastik.

Dua të falënderoj lojtarët që kanë bërë këtë mrekulli. Pa ata nuk do të ishte e mundur”, tha Mota. I pyetur nëse do të festonte sërish për një fitore kundër Interit ai u shpreh se gjithmonë feston për skuadrat dhe futbollistët e tij, por sipas tij, kjo nuk është një mungesë respekti ndaj Interit.