Fitorja e Leçes ndaj Xhenoas me rezultatin përfundimtar 1-0 nuk ishte vetëm një rastësi, por në fakt edhe statistikat flasin në favor të vendësve.

Nuk ka histori, Ylber Ramadani është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra nga kushdo në takimin Leçe-Xhenoa. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, në fakt, ka shënuar një rekord prej 12.251 km, nga të cilat 4.2 km ecje, 7.1 km vrap dhe 0.8 km vrapim. Pas tij ishte Morten Frendrup, i cili arriti të përshkojë 11.324 km.

Ramadani është kthyer në një motor në mesfushën e Leçes, me këta të fundit që ndodhen në vendet lart të renditjes në Serinë A kur deri tani kanë marrë 11 pikë nga pesë ndeshje të luajtura, ku përfshihen tri fitore dhe dy barazime.

Mesfushori u ble për 1.2 milionë euro nga Aberdini në Skoci dhe tashmë po kalon momentin më të mirë në karrierë.