José Mourinho ka folur pas ndeshjes Roma-Lecce 2-1, sfide e cmendur per menyren se si u arrit fitorja ne kohen shtese teksa ne minuten e 91-te ndeshja ishte 0-1 ne favor te ekipit mik…
“Festimi im ishte shumë i shpejtë, sepse doja të flisja me lojtarët sepse ndeshja nuk kishte përfunduar. Ne morëm filozofinë e vjetër që humbja 1-0 ose 10-0 eshte e njejte, jane po 0 pike! Dhe e përfunduam lojën me pesë sulmues me Belottin të pestin në të djathtë.
Djemtë janë të jashtëzakonshëm, publiku është i jashtëzakonshëm, me një ekip që humbet në shtëpi kjo lidhje me tifozët nuk është normale. Në pjesën e parë ndeshja pothuajse mund të kishte përfunduar për ne, në fund ata kishin zemër dhe iu përgjigjën një situate të rrezikut te madh.
Lecce është një ekip i organizuar dhe i stërvitur mirë dhe me ata tre sulmues të shpejtë në kundërsulm dhe më vjen keq për ta. Më vjen keq për portiern Falcone, i cili është një tifoz i madh i Romës, por ai me të vërtetë nuk kursen asgje kundër Romës dhe sa here luan ndaj nesh duhet te fitoje cmimin si portieri me i mire ne Bote…”.
Si mund te pershkruhet ky shpirt i Roma-s: “Zemra, mentaliteti dhe lidhja me tifozerine. Unë kam drejtuar ekipe dhe nuk kam parë kurrë një mbështetje të tillë. Skuadra më pas u bë shumë e çekuilibruar, kishim shumë sulmues. Ata mund të kishin shënuar golin e dytë. Një garë e çmendur, të cilën e fituam”.
Dybala? “Ai bëri disa gjëra të shkëlqyera në pjesën e parë. Paulo është i rëndësishëm për ne, por këto minuta nuk përfaqësojnë vërtet lojtarin që ai është. Ai bëri shumë, por mendoj se është më mirë të mos e çojmë në Pragë. Ai më tha se dëshiron të luajë por nuk eshte mire”.
A është e rëndësishme të shkosh në derbi përpara Lazios? “Nuk mendoj se problemi është të jesh përpara Lazios, mendoj se nuk është normale që kaq shumë ekipe të rangut të lartë humbën pikë në këtë fundjave. Nuk është normale. Këtë javë nuk mund të mos fitonim, tani jemi më afër”.
Lukaku? “Penalltia e parë e humbur në Itali, e dyta apo e treta me mua. Kush godet edhe gabon. Unë kurrë nuk zemërohem me ata që bëjnë gabime. Paulo nuk gjuajti sepse ndjen dhimbje dhe ka frike ndaj as goditjet e denimit nuk i mer persiper.
Romelu është shumë emocional, i ndjeshëm, kur humb një penallti e pëson psikologjikisht. Pati shansin për të shënuar golin e fitores në fund dhe e beri. Kjo është e mrekullueshme dhe do ta beje të flejë më mirë dhe të buzëqeshë. Ai ka një zemër të madhe”./telesport/