Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka folur për DAZN në prag të finales së Champions League mes PSG-së dhe Bayern, duke dhënë mendimin e tij mbi sulmuesin francez, Kylian Mbappe.
“Një futbollist nuk duhet ta marrë Topin e Artë nëse skuadra e tij nuk ka sukses. Nëse do të duhej të zgjidhja se kush duhet ta fitojë Topin e Artë, do t’ia jepja çmimin vetëm atij që ka arritur diçka me skuadrën.
Mendoj se Mbappe nuk duhet të shihet si një kandidat i mundshëm për Topin e Artë nëse PSG nuk fiton Champions League.
Por këto janë vetëm mendimet e një njeriu që mendon për skuadrën dhe të një trajneri që ka gjithmonë në zemër ekipin.
Të them të drejtën, nuk besoj se Mbappe po mendon për Topin e Artë dhe për triumfet personale, por vetëm për të fituar me PSG-në. Mendoj se është i shqetësuar për të fituar Champions League”./abcnews/