José Mourinho jep bekimin e tij. Sipas transmetuesit spanjoll “La Sexta”, Special One ka dhënë “Ok” për rikthimin e Cristiano Ronaldo te Manchester United. Portugezi është drejt divorcit me Real Madrid dhe opsioni i tij kryesor është pikërisht ekipi i “Djajve të Kuq”, që tashmë prej disa kohësh kanë punuar për të realizuar llogaritë. Rikthimi i CR7 në “Old Trafford” do të pasohej me një investim prej plot 400 milionë euro.
200 milionë prej të cilëve do të përfundonin në kasafortën e Real Madrid, por benefitet që do të pasonin nga impakti mediatik dhe ai i marketingut janë gjithsesi mjaftueshëm të larta për të bindur anglezët për realizimin e këtij transaksioni.
Dyshimi më i fundit kishte të bënte me bashkëjetesën mes Ronaldo dhe Mourinho, që nuk u ndanë mirë nga koha kur ishin te Real Madrid. Por trajneri portugez, që shpejt mund të nënshkruajë rinovimin deri në 2021, do ta mirëpriste me krah hapur bashkëkombasin e tij./telesport/