Manchester United është i gatshëm të bëjë një ofertë të hapur prej rreth 40 milionë paundësh për Malcom, sulmuesin e Bordeaux. Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, e konsideron brazilianin si perspektivën më të mirë në Europë dhe do të nxisë Ed Woodward, nënkryetarin ekzekutiv të klubit, që të ndërmjetësojë një marrëveshje në janar. Kuptohet që Bordeaux po kërkon më shumë se 55 milionë paundë dhe me presidentin Stephane Martin duke këmbëngulur se 20-vjeçari nuk do të lejohet të largohet këtë dimër.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta lënë atë të qëndrojë në stadiumin “Matmut Atlantique” deri në verë. Malcom e ka mbyllur sezonin e kaluar me shtatë gola në Ligue 1, por pavarësisht nga disa performanca tërheqëse këtë sezon, klubi francez po lëngon në vendin e 15-të. Manchester United nuk ofron shumat e sugjeruara nga Bordo, por Mourinho do të kërkojë që Woodward të jetë fleksibël me buxhetin e tij, pasi ai refuzoi të dëgjojë vlerësimin e Interit për Ivan Perisic gjatë verës. Besohet se Arsenali, gjithashtu, ka mbajtur në fokus Malcom, edhe pse nuk ka pasur ende ndonjë kontakt me Bordo./telesport/