I pritur nga një turmë e jashtëzakonshme, me tifozë që fjalë për fjalë kishin pushtuar Ulker Stadium për ta mirëpritur, José Mourinho u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Fenerbahçes.
I shoqëruar nga presidenti Ali Koç, portugezi ka dashur t’ua dedikojë mbështetësve fjalët e tij të para si trajner i ri i skuadrës: “Së pari dua t’ju falënderoj për dashurinë tuaj. E ndjeva dashurinë që treguat që në momentin e parë në emri im u përmend me Fenerbahçen”.
“Premtoj që tani e tutje jam edhe unë pjesë e familjes suaj. Fanella e Fenerbahçes tashmë është pjesë e trupit tim ku mund ta ndiejmë këtë pasion.
Që në momentin e parë që takova Ali Koç, doja të isha këtu për ju. Ju jeni një grup i madh fansash. Unë me të vërtetë doja të isha këtu për ju. Që tani e tutje, ëndrrat tuaja janë ëndrrat e mia”.