ose Mourinho ka dhënë një intervistë së fundmi për kanalin zyrtar të Premier League, ku ka folur mbi disa tema. Portugezi u ndal për të folur edhe mbi ecurinë e punës së tij te Tottenham.

“Special One” ka zbuluar se kushtet e punës te “Gjelat” janë më të mirat që ka parë ndonjëherë në jetën e tij.

“Kam shkuar në klube, ku kushtet e punës kishin nevojë për një ndryshim te vogël. Te Porto, Chelsea, Inter, gjithashtu edhe në Madrid kemi bërë disa ndryshime. E njëjta gjë edhe në Manchester.

Këtu kur kam ardhur çdo gjë ishte perfekte. Ishte hera e parë në jetën time, ku kushtet e punës ishin të shkëlqyera. Kushtet e punës këtu janë më të mirat që kam parë ndonjëherë në jetën time”, përfundoi Mourinho.