Jose Mourinho insiston se nuk ka dashur të ndëshkojë Paul Pogba duke e lënë në stol në fitoren 2-0 ndaj Huddersfield të shtunën, duke i thurur elozhe sjelljes së mirë të mesfushorit që u fut nga stoli në pjesën e dytë.
Pogba pati një debat me Mourinho-n në ndeshjen e fundit me trajnerin portugez që e nxori nga loja pak më pas francezin. Mesfushori e nisi nga stoli ndeshjen e radhës në Premier League, duke ndezur thashethemet e një krisje të marrëdhënieve të tyre.
Por trajneri insiston se kjo nuk është çështja, përpara se të përgëzonte lojtarin që e zëvendësoi Scott McTominay.
“Ndërrova disa lojtarë dhe qëllimi nuk ishte të dënoja njeri, pasi të dënoj dikë do të më duhet dikush që të më dënojë edhe mua, pasi jemi një ekip dhe kur fitojmë fitojmë së bashku, dhe humbasim së bashku.
“Por bëra disa ndryshime duke menduar për karakteristikat e ndeshjes dhe mendoj se ky djalosh (McTominay) ka një dëshirë të madhe për të rikuperuar topin kur skuadra nuk e ka topin në zotërim.
“Ai është një djalosh që ndjek topin, më pas mundohet të rikuperojë lart në fushë dhe kur ka topin luan thjeshtë, dhe ndaj një kundërshtari si Huddersfield, me aq shumë lojtarë në zonën e tyre, thjeshtësia ndonjëherë është gjeniale.
Pasi shënuam golin e parë mu duk sikur hodhëm murin e Berlinit. “Kur nuk ke hapësirë, mundohesh të luash thjeshtë, prandaj e aktivizova djaloshin, por Paul u fut me një mentalitet të madh.
“Paul është një lojtar fantastik, padyshim një nga më të talentuarit në botë, por të ulesh në stol një ditë nuk është fundi i botës.” /telesport/