Jose Mourinho ndihet i padëshiruar nga Roma dhe është gati të bashkohet me Paris Saint-Germain.Kjo është sipas asaj që raporton gazetari i Il Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni.

Pas fitores së Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Bayer Leverkusen, ai tha në Radio 24 se Special One dëshiron të largohet nga Olimpico.

“Përveç një komunikuesi të shkëlqyeshëm, Mourinho është një trajner i madh. Mbrëmë pashë një ekip të jashtëzakonshëm, nëse ata gjithashtu do të kishin cilësi do të ishin një ekip vërtet i madh”, ka raportuar Zazzaroni.

“E ardhmja? Prioriteti i Mourinhos ishte Roma. Unë them ‘ishte’ sepse e di që ai do të largohet”.

“Unë thjesht po ju them se Friedkins ( pronarët e Romës ) as nuk e komplimentuan ekipin dje”.

“PSG? Mou do të shkonte me kënaqësi dhe (Luis) Campos do ta merrte nesër atë, por politikisht ai nuk ka shumë pushtet tani”, ka shtuar më tej gazetari i Il Corriere dello Sport. /Telegrafi/