Mediet në Itali raportojnë se Jose Mourinho ndodhet në Milano, dhe po përflitet se të enjten do të zhvillojë një takim me Beppe Marottan.
Gazetari i ‘TeleLombardia’, Davide Russo de Cerame bën të ditur se Jose Mourinho është një opsion për të marrë drejtimin e Interit sezonin e ardhshëm.

ANSA/MATTEO BAZZI
Mourinho ka drejtuar edhe në të kaluarën Interin, duke arritur tripletën në vitin 2010, që njihet si suksesi më i madh në historinë e skaudrës zikaltër.
Pas largimit nga Inter, Jose Mourinho ka drejtuar skuadra si Real Madrid, Chelsea dhe së fundi Manchester United.