Hoze Murinjo dëshiron që të rikthehet tek Reali i Madridit, dhe portugezi ka refuzuar deri më tani disa oferta për punë, që nga largimi prej Mançester Junajtid.

Siç shkruan “Goal.com”, Murinjo që prej muajit maj, deri në shtator, ka refuzuar disa oferta që ka marrë nga Monako, Lilë, Volfsburgu, Shalke si dhe Milani. Ai ndërkohë gjatë kësaj kohe, ka pasur vëmendjen për të kaluar tek PSG, Juventus ose Bajern Mynih, por asnjë nga këto lëvizje nuk ndodhi.

Tashmë, Murinjo është i interesuar për t’u rikthyer sërish në krye të Realit, nëse klubi vendosë të largojë Zidanin, me kritikat e mëdha që ka francezi rreth tij. Klubi nuk ka dhënë ndonjë shenjë se mund ta largojë Zidanin, por gjithsesi Murinjo do të ishte gati për një rikthim.