Trajneri Hoze Mourinjo i ka shkelur syrin Interit ditët e fundit, duke theksuar se do t’i pëlqente shumë të punonte sërish në një ambint si ai i klubit zikaltër.
Por, sipas “La Repubblica”, trajneri portugez është zgjedhje e dytë për Bepe Marotën, i cili po sudion profilet e atyre që mund të pasojnë Luçiano Spaletin në stolin e Interit.
Sipas të gjitha gjasave, aventura e këtij të fundit do të mbyllet në fund të këtij sezoni dhe Marota ka si synim kryesor të sjellë në ekip Antonio Konten, trajnerin që ai e ka “fiksim” që nga koha kur kanë punuar bashkë te Juventusi.
Konte aktualisht nuk drejton asnjë skuadër, ashtu sikurse Mourinjo, por Marota është i vendosur për italianin. /Vipsport/