Një nga protagonistët e Liverpul-Mançester Junajtid me siguri do të jetë Momo Salah, të cilin trajneri Mourinjo e njeh mirë: “Salah që njihja te Çelsi ishte një lojtar projekti për të ardhmen, ndërsa tani është nga më të mirët në botë. Është rritur në mënyrë të pabesueshme nga atëherë në çdo drejtim.
Ishte një djalosh i brishtë. I shpejtë dhe fizikisht fantastik, por nuk ishte gati psikologjikisht për Premier League, sepse vinte nga një klub nga Zvicra.
E kam futur në lojë në “White Hart Lane” dhe “Eithad”, por nuk ishte e përshtatshme për të. Tani luan kudo, në Barcelonë, në Madrid. Tani është një lojtar i tipit: ‘Unë jam Mo Salah dhe nuk kam frikë askënd’.
Liverpuli ka shumë pika të forta, por Salah është një forcë bërthamore”, – ka thënë trajneri i njohur portugez. / Vipsport/