Ndeshja e djeshme mes Tiranës dhe Bylisit ka pasur një rast për moviolë, ai i minutës së 67-të. Ky rast solli më pas kaosin 7-minutësh dhe madje presidenti ballshiot ne nje moment ka vendosur ta terheqe skuadren nga fusha e lojes.
Në fakt, vendimi i gjyqtarit nuk është i drejtë. Të paktën me standardin që është vendosur nga trupa e arbitrave shqiptarë. I ketij mendimi eshte edhe ish- arbitri shkodran Bardh Maçi qe permes nje reagimi ne faqen e “Shkodra Sport” ne lidhje me kete rast shkruan:
“Sot kam pa nje skandal te vertete ndaj ekipit te Bylisit ne “Air Albania”. Nje penallti TURPI qe vetem ne FUTBOLLIN Shqiptar mund te ndodhe.
Atehere: Arbitri i ndeshjes Andi Koçi vershellen per faull ndaj mbrojtesit te Bylis ne hyrje te zones se vet dhe lojtari i Bylis per inertesi i shtrire ne toke e kap me dore per kembet lojtarin e Tiranes dhe lojtaret e tjere te Tiranes pretendojne per penallti.
Dhe pas 1-2 minutash futet VAR-i dhe e therret arbitrin per ta pare rastin dhe arbitri Koçi pasi e sheh vendos per penallti. Kjo eshte SKANDAL sepse kur arbitri kryesor i fushes jep faull per mbrojtesin, ketu ka mbaruar gjithçka dhe VAR-i nuk duhet te nderhyje sepse VAR-i nderhyn vetem per rastet e penalltive direkt, per kartonat e kuq dhe per offside kur shenohen gola offside dhe jo per faulla ne favor te mbrojtjes eshte apo jo.
Dhe ne kete rast arbitri i fushes duhej t’i komunikonte VAR-it ne kufje pa shkuar fare te ekrani, se vendimin e kam marr une per faull ndaj mbrojtesit siç thash edhe ma siper dhe ketu mbyllet gjithçka. Dhe ma SKANDAL asht kur K.K ndihmon arbitrin dhe VAR-in sebashku ne studio te RTSH SPORT duke disinformuar opinionin sportiv. TURP”.(www.shkodrasport.com)