Bylis fitoi 1-0 kundër Vllaznisë duke shtangur të gjithë në Superiore. Të dyja skuadrat patën pakënaqësi nga arbitrimi i sotëm.
Klajdi Kola, specialist i gjykimit në RTSH, i ftuar gjithmonë për të analizuar rastet kryesore ka folur në veçanti për një episode.
“Minuta e 29-të kur Vllaznia pretendon penallti është një moment. Gjykoj kemi vetëm kërcim nga futbollisit i Bylisit. Është kontakt normal loje, nuk kemi të bëjmë me faull. I drejtë gjyqtari në vendimin e tij.
Rasti më i diskutueshëm i sfidës është episodi kur arbitri vërshëllen për faull indirekt. Duhet të kishim penallti këtu dhe jo simulim. Lojtari i Bylisit ka penguar një tjetër. Pra, kemi penallti të padhënë nga gjyqtari.”, u shpreh Kola.
Këto momente kanë ngritur pikëpyetje për drejtësinë. Më e dëmtuara në këtë sfidë duket Vllaznia, e cila mund të kishte dal me tjetër rezultat nga Ballshi nëse do të fitonte 11 metërsh./newsport/