Albano Janku, specialist gjykimi ka qene i ftuar mbreme në emisionin “Pressing” në ABC News dhe eshte ndalur edhe tek ndeshja Vllaznia- Bylis e cila pati jo pak kontestime te shkodraneve per rastin e golit te miqve.

“Të tre lojtarët e Bylisit janë në pozicion të rregullt në momentin e kromimit. Marku kishte mundësi ta largonte topin dhe goli është i rregullt.

Duhet që arbitrat të komunikonin me kufje dhe të mos ngrihej flamuri. Asistenti mund të ketë kujtuar se e ka prekur i Bylisit. Komunikim me audio do ishte mirë të bëhej përpara. Me rëndësi është që u mor vendimi i rregullt”- ka thene ish- arbitri i njohur.

Por nderkohe ka patur edhe nje tjeter moment te diskutueshem, rastin per 11-metersh te pengimit te Qardakut nga Ruqi por qe arbitri Ziri e konsideroi simulim dhe i tregoi kartonin e verdhe lojtarit te Bylisit.

Ne lidhje me kete momente, Janku eshte shprehur: “Ka një moment me Qardakun. Zirin e përgëzoj për ndeshjen e sotme. Të shikojmë këmbën e Qardakut, të djathtën. Është hedhur përpara lojtari i Bylisit”.