Në ndeshjen e djeshme mes Egnatias dhe Vllaznisë ka pasur disa raste për moviolë. Rusta ka gabuar në një moment te penalltia e Mensah, që nuk u dha dhe 11-metërshit dhe të Grudës që ishte e saktë.

Minuta e 55-të: Shkodranët vënë në provë Dajsinanin, pas një aksioni me gjuajtjen e Malës, i cili ndalet nga portieri. Më pas shkodranët kërkojnë penallti për faull të Dylis ndaj Mensah. VAR nuk fton Rustën të shohë edhe një herë pamjet. Vendim i gabuar i gjyqtarëve. Kontakt ka mes lojtarit të Vllaznisë dhe Egnatias. Duhej të jepej penallti. (VIDEO)

Minuta e 62-të: Lushkja jep një pasim të shkëlqyer për Bakajoko, i cili shmang edhe portierin e shënon, por goli anulohet për pozicionin jashtë loje të sulmuesit. Vendim i drejtë. (VIDEO)

Minuta e 71-të: Gruda niset drejt zonës dhe pastaj rrëzohet pas një kontakti me Jahajan. Gjyqtarja Rusta jep penallti, ndërsa vijërojtësi sinjalizon pozicion jashtë loje. VAR-i më pas sinjalizon të drejtë vendimin e anësorit dhe anulon penalltinë e dhënë nga Rusta. Vendim i teknologjisë. (VIDEO)

Minuta e 88-të: Penallti për Vllazninë. Deliu hyn në zonë dhe pas një kontakti me Uotlain rrëzohet. Gjyqtarja Rusta akordon 11-metërsh. Rusta nuk gabon, 11-metërshi është i drejtë. (VIDEO)