Java e pestë e Superi ores ka prodhuar shumë raste për moviolë, ku penalltitë e dhëna apo të padhëna krijuan zhurmën më të madhe.Pretendimet për penallti në ndeshjet Vllaznia-Kukësi por nga pamjet televizive del se gjyqtarët vendosën drejt.

VLLAZNIA-KUKËSI 2-4

Gjyqtarë: K. Meta, N. Bregasi, M. Llukmani (Tiranë)/ pas porte: B. Ziri (FushëKrujë), K. Bajramaj (Tiranë)

Gjyqtari Kridens Meta është kontestuar shumë nga shkodranët dhe është fajësuar si ndikues në humbjen ndaj Kukësit. Rastet për moviolë nuk munguan në këtë takim. Te penalltitë ka vepruar drejt, por diskutim ha mënyra e administrimit të ndërhyrjeve të gabuara nga dy kampet.

21’ Arbitri Meta akordon penallti për Kukësin. Vendimi ishte i saktë, pasi pamjet televizive treguan se topi i krosuar nga Gashi preku dorën e ngritur të Gurishtës, që kur kërceu, ndodhej brenda zonës.

24’ Eze pretendon për penallti pas kontaktit me Imamin, por arbitri vijon lojën. Pamjet tregojnë se arbitri vendoi drejt.

90’ Limaj kërkon 11- metrësh pas kontaktit me Adilin, por sërish Meta vazhdoi lojën, pasi nuk ishte rast për penallti. Vendim i drejtë.