Ish-gjyqtari ndërkombëtar, Lorenc Jemini, deklaroi se në Ballsh situata është tensionuar nga një vendim i gabuar i gjyqtarit, por që sipas tij është bërë mirë që është anuluar. Ndërkohë ai insistoi në “Procesi Sportiv” se atje ishte vendosur anulimi nga gjyqtari i katërt e jo nga delegati Pregja.

“Ajo nuk ka lidhje me penallti, kryesori ka gabuar shumë rëndë. Ajo që dua të sqaroj këtu është që edhe arbitri i katërt dhe anësori mund të ndryshojnë vendim. Se lexova një komunikatë të presidenti se thotë ka ndërhyre delegati i ndeshjes që i ka thënë ta ndryshojë e kjo nuk ka lidhje fare.

Po të shohësh futet në fushë arbitri i katërt që komunikon në fushë e thotë i ka rënë në shpinë. Aty i thotë është gjyqtari i katërt që flet me të i thotë që kam pasur pamjen e pastër. Këtë e di nga komunikimi me gjyqtarët. Ky është arbitër i ri, kjo është fushë me presione dhe ndoshta ka gabuar. Nuk ka lidhje delegati fare. Nuk e besoj atë të telefonit.

Tre arbitrat ndërkombëtarë nuk kanë qenë në aktivitet, që arbitrimi ka filluar me ngërç këto javë, nuk ka nevojë ta them unë. Por këtë javë kanë qenë tre arbitra të rinj.

Te Ngo, bërryli i tij është karton i kuq i padhënë. Dha të verdhë, duhej i kuq.

Kale-Çyrbja? Ky është rasti vendimtar i ndeshjes, mendimi im personal nuk është kuq, është i ekzagjeruar, duhej kaluar me të verdhë. Këtu lojtari i Teutës bën gjest antisportiv, por jo për të kuq”, tha Jemini. /vipsport/