Tirana-Partizani ishte supersfida e djeshme e Superligës e vlefshme për javën e 24-të. Derbi i kryeqytetit u mbyll në barazim 0-0 dhe të dyja ekipet ndan nga një pikë. Në këtë ndeshje nuk kanë munguar as rastet e diskutueshme, ndërsa dy momentet kyçe janë kontakti Totre-Hadroj dhe kontati Xhixha-Matondo.

I ftuar në emisionin “Skaner”, Bujar Pregja, ish gjyqtari i Superligës, tani në rolin e movilistit ka analizuar këto dy raste dhe u shpreh se penallti në favor të Tiranës nuk ishte, ndërsa mungon një karton i kuq për Trotren.

Penalltia? “Lojtari i Partizanit e ka goditur, por nuk është një goditje e fortë dhe lojtari i Tiranës është rrëzuar direkt. Për mendimin tim ky rast nuk është penallti”.

Kontakti Trote-Hadroj? “Arbitri vazhdoi lojën dhe nuk ka pse të kthehet mbrapa kur nuk është dhënë penallti më pas. Arbtri ka gabuar pasi duhet dhënë karton të kuq ndaj Totre pasi është një goditje e qëllimshme ndaj kundërshtarit”. VAR-i nuk ndërhyri pasi nuk u dha penalltia”, u shpreh Pregja./newsport/