Futbollistet, stafi i Vllaznise por edhe presidenti Xhaferi pas ndeshjes kane ngritur zerin per nje arbitrim te njeanshem te arbitrave ne ndeshjen e fundit ndaj Teutes.
Nese ata i dhane te drejte sinjalizimit te sistemit VAR per kartonin e kuq ne adrese te Aralices, kane kerkuar te dyten e verdhe dhe rrjedhimisht edhe te kuqin per mbrojtesin e Teutes Jackson.
Ne moviolen e bere nga ish- arbitri Klajdi Kola ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH, ai eshte shprehur: “Arbitri ka gabuar sepse mbrojtesi i Teutes e ka goditur me parakrah ne fytyre kapitenin e Vllaznise Gurishta dhe si rrjedhoje duhej ta ndeshkonte me karton te verdhe.
Ky do te ishte i dyti per kete lojtar dhe do te largohej me te kuq nga fusha e lojes duke barazuar numrin e lojtareve ne fushe. Pra kemi gabim te arbitrit ne kete ndeshje”./SHKODRA-SPORT.COM/