Ndeshja mes Vllaznisë dhe Egnatias i ishte besuar gjyqtarit Florian Lata, me asistent Burgu dhe Mani. Ky takim kishte disa raste për moviolë, ku vendimet e arbitrit hapën polemika.

Sidomos shkodranet kane qene shume te irrituar me te dhe jo vetem per rastet e dy 11-metershave, por edhe te tjera gjate 90 minutave ne te cilet kane verejtur nje sjellje joprofesioniste tek arbitri kryesor i takimit.

Shume faulla te dhena ne menyre te gabuar, te tjera raste kur ka lejuar lojen ne vend qe te ndalonte ate dhe per me teper, mosndeshkimi kapitenit te Egnatias Aleksi i cili nuk mungoi per asnje moment te reagonte ashper jo vetem ndaj futbollisteve te Vllaznise, por edhe me provokimet e tij ndaj tifozeve te Vllaznise.

Si rrjedhoje, ne fundin e ndeshjes, keta te fundit e kane kontestuar ashper arbitrimin e kryesorit i cili mban edhe stemen e FIFA-s, por qe ne fakt ne kete perballje nuk tregoi asgje nga vlerat e tij si arbiter.