Ndeshja e mbremshme në Shkodër mes Vllaznise dhe Kukesit gjykohej nga Enea Jorgji, që pak ditë më përpara kaloi në kategorinë e parë të arbitrimit në nivel ndërkombëtar.

Sfida mbaroi me një gjykim të rregullt dhe pa kontestime. Për rast të dyshimtë mund të veçojmë atë të pjesës së dytë të Latifit, ku në zonën e tij kontrollon një top nga ajri, që sipas stafit dhe lojtarëve të Kukësit, u prek me dorë dhe ata protestojnë fort tek anësori pasi pretendojnë për penallti, por sipas kryesorit Jorgji, nuk ishte.

Nderkohe stafi i Vllaznise ka patur jo pak kontestime ne lidhje me disa goditje denimi apo rivenie anesore dhe si rrjedhoje Brdariç ka marre edhe keshillim nga ana e arbitrit.

Megjithate duhet thene se arbitrimi ne pergjithesi ka qene korrekt dhe nuk ka ndikuar ne rezultatin e ndeshjes. Kujtojme qe e djeshmja ka qene e para per Jorgjin pas vleresimit qe i ka bere UEFA duke e ngjitur ne kategorine e pare te arbitrimit.