Vllaznia-Kukësi u gjykua nga arbitri me eksperiencë Laver Alla, ndërsa në VAR ishin Klodian Prenga dhe Eldorian Hamiti. Ja rastet për moviolë në ndeshjen e djeshme.
37’-40’ Pretendim për penallti nga Kukësi. Rashiti godet topin me kokë në zonë dhe Pusi e devijon me dorë. Arbitri Alla vijon lojën dhe më pas në momentin kur aksioni ndalet, pret sinjalizimin e VAR-it. Arbitri shkon dhe shikon rastin në monitor, e më pas akordon penallti për Kukësin. Vendim i drejtë, pasi Pusi e ka devijuar topin me dorë.
58’ Balaj godet Lleshin në fytyrë gjatë një dueli ajror. Arbitri Alla mjaftohet me karton të verdhë për kapitenin e Vllaznisë.
79’ Çoba futet në zonë nga e djathta, por rrëzohet pas ndërhyrjes së Zhongos. Alla vijon lojën dhe nuk akordon penallti. Edhe sistemi VAR nuk ndërhyn. Një rast i dyshimtë, me pamjet që nuk janë të qarta. (VIDEO)
90+3’ Fejzaj godet me bërryl Malën në anësore. Arbitri i jep vetëm një të verdhë, duke ruajtur standardin si në rastin e Balës.