Kryesori Kreshnik Cjapi kishte të bënte me dy raste të dyshimta në ndeshjen Vllaznia-Partizani, e përfunduar me shifrat 3-1.
11′ Jonuzi kroson në qendër të zonës. Alban Hoxha del, por nuk e kontrollon topin si duhet. Sfera bie në tokë dhe Kaina përfiton në mënyrë të shpejtë dhe arrin të marrë topin e të shënojë në portën e boshatisur.
Të kuqtë kërkojnë faull të Kainës ndaj Hoxhës, por pas konsultës me VAR-in, Cjapi vendos me të drejtë për gol të rregullt.
49′ Kros nga e djathta për Çobën në zonë, me sulmuesin, që rrëzohet në një betejë me Menish dhe Maget.
Pamjet nuk janë të qarta nëse Maget e ka penguar Çobën nga pas, por Menish, i cili nuk e prek aspak topin, godet sulmuesin me shqelm në gjoks.
Cjapi nuk akordon 11- metërsh. Në këtë rast kemi të bëjmë me elementet e një penalltie.