Kukësi-Vllaznia u mbyll pa gola, por nerv dhe luftë sportive pati. E megjithatë, kryesori Enea Jorgji e kaloi me sukses “klasën” në shtëpi. Edhe ato raste që patën kontestime, u dha drejtim siç duhej.

16′ Shkurtaj kapet në pozicion jashtë loje nga anësori Gançi dhe pamjet dëshmuan se ishte më i avancuar.

18′ Një top i harkuar nga e djathta prej Likës devijohet prej Maliqit. Kërkohet penallti, por Jorgji mendoi ndryshe. Dhe me të drejtë, pasi lojtari i Kukësit e ndali me gjoks.

44′ Gligorov në dyluftim me Shkuratajn, e godet me takë në kavilje dhe për këtë motiv mori të verdhë. Vendim i drejtë.

84′ I drejtë edhe kartoni ndaj Teqjes, që në mesfushë ndërhyri keqazi ndaj Zhuniorit.