Shume mendime e opinione ne lidhje me arbitrimin e ndeshjes se fundit ne Shkoder, asaj ne mes Vllaznise dhe Partizanit. Shkodranet pretendojne per te pakten nje karton te kuq te padhene per lojtarin kundershtar Andi Hadroj, nderkohe qe kjo çeshtje eshte zgjidhur nga arbitri vetem me nje te verdhe.

Por nderkohe ish- arbitri i FIFA-s dhe nje prej me te mireve te Shqiperise ne dekadat e fundit, Lorenc Jemini, duke bere moviolen gjate emisionit “Procesi sportiv” eshte shprehur se arbitri dhe VAR kane gabuar ne kete rast.

“Shkodranet pretenduan edhe per nje 11-metersh por nuk ishte sepse dora e mbrojtesit Hadroj ishte ne pozicion natyral. Po ne kete aksion, ishte pikerisht ky lojtar (Hadroj) qe duhej te ishte ndeshkuar me karton te kuq per nje nderhyrje te parregullt ndaj lojtarit te Vllaznise.

Por nuk ka ndodhur kjo dhe arbitri i takimit, por edhe sistemi VAR kane gabuar dhe duhej dhene karton i kuq e jo i verdhe sepse lojtari i Partizanit ka qellim per ta goditur ate te Vllaznise.Topi nuk eshte fare aty dhe vjen lojtari i Partizanit direkt me taka e godet kundershtarin”- eshte shprehur ai.

Te mos harrojme qe kjo ka ndodhur ne minuten e 77-te kur rezultati ishte 1-1 dhe nje karton i kuq per futbollistin e Partizanit ndoshta mund te kishte ndryshuar rrjedhen e lojes. Kjo do te thote se Vllaznia u penalizua nga arbitri ne kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/